Bagdad: Nga eksplodimi janë vrarë së paku 16 vetë
Policia tha se në sulmin e sotëm ishte shfrytëzuar një makinë-bombë.
Askush nuk e ka marrë përgjegjësinë e menjëhershme për këtë eksplodim, por grupi ekstremist, Shteti Islamik (IS), i ka kryer disa sulme në Bagdad, gjatë javëve të fundit, duke i marrë në shënjestër kryesisht territoret me popullatë shumicë shiite.

