Bahtiri: Nëse del se kam bërë marrëveshje për murin, Veselit ia kam borxh 20 gjaqe

324

Bahtiri: Nëse del se kam bërë marrëveshje për murin, Veselit ia kam borxh 20 gjaqe

Agim Bahtiri, kryetari i Mitrovicës iu ka përgjigjur akuzave të kryekuvendarit Kadri Veslit, drejtuar ndaj tij.

“Zoti Veseli nuk mund të akuzojë një kryetar komune”.

“Nëse ai ka argument se Agim Bahtiri ka pasur marrëveshje me Rakiq, ose dikë tjetër ia kam 20 gjaqe borxh”.

“Nëse ai nuk e arrin këtë dhe s’do ta rrijë këtë kurrë, përmes atë natë që kemi qenë në takim legal, atëherë ai më ka borxh mua. Se them gjak”.

Këto komente Bahtiri, i ka bërë në Info Magazine të Klan Kosovës.

“T’i thuash Agim Bahtirit tradhtar dhe jugosllav është e ultë. Është gjëja më e rëndë që kam dëgjuar nga një kryeparlamentar”.

“Sot Veselit ë më quaj tradhtar dhe të thotë se kam bërë marrëveshje të fshehtë le të del si burrë ta thotë këtë”.

“Kërkojë nga gjithë mekanizmat shtetëror që të hulumtojnë, nëse del se kam bërë marrëveshje, ua kam borxh 20 gjaqe”.

Comments