Bailey apel për fushatë pa tensione dhe frikësime


Ambasadori i SHBA-ve në Shkup, Jess Bailey me rastin e fillimit të fushatës zgjedhore në Maqedoni, në profilin e tij në rrjetin social Twitter u bëri thirrje liderëve politikë që të bëjnë fushatë pa frikësim dhe dhunë dhe të mos nxisin tensione politike dhe etnike, njofton Flaka.
Në një twitt tjetër, sot ai shkroi edhe se çdo votë numërohet dhe u bëri thirrje qytetarëve që të shfrytëzojnë të drejtën e tyre për të votuar dhe për të përcaktuar të ardhmen e vendit të tyre.