Baily: Përveç Marrëveshjes së Ohrit, ka edhe shumë punë për të bërë
Sekretariati për zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit sot nga ora 14 në Kodrën e Diellit në Tetovë ka nisur një konferencë për përkujtimin e 15 vjetorit të Marrëveshjes së Ohrit.
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka qenë në panelin e konferencës dhe ka folur për zbatimin e kësaj marrëveshje. Jess Baily tha “MO-ja kërkon gjuhë të përbashkët dhe mirëkuptim, përgjegjësi për të lëvizur përpara. MO e përfundoi me suskes konfliktin dhe shmangu luftën. Por shumë çështje mbeten ende për t’u zgjidhur. Ka akoma elemente të mosbesimit mes qytetarëve dhe institucioneve dhe zbatoni reformat për të lëvizur proceset përpara drejt NATO-s e BE-së” tha Baily.