Bajram Rexhepi: 7 zona të Tetovës do të kenë 4600 vende të reja parkimi

Kandidati për kryetar të Tetovës, Bajram Rexhepi, ka paralajmëruar ndërtimin e 4600 vendeve të reja parkimi në shtatë lokacione kyçe të qytetit, si pjesë e një projekti për modernizimin e infrastrukturës urbane.
Sipas Rexhepit, Tetova do të ketë rrjetin më modern të parkingjeve me kate, për t’i dhënë fund kaosit dhe mungesës së hapësirave për parkim.
Parkingjet do të ndërtohen në këto pika strategjike:
tek Kazermat
tek Fusha e Sportit
tek Policia
tek Komuna
tek Gjykata
tek Drejtoria e Librave Amë
tek Tregu i Grave
Ai shtoi se mbi 4600 vendet e reja të parkimit do të pajisen me sistem të digjitalizuar që do të mundësojë menaxhim efikas dhe qasje të lehtë për çdo qytetar.
“#BashkëPërTetovën” – theksoi Rexhepi, duke e cilësuar projektin si hap konkret drejt një qyteti modern dhe të organizuar.