Balaj: Na dëmtuan vendimet e arbitrit, por ishte edhe faji ynë

207

15046452_10209577418344435_2058459676_n-470x272

Bekim Balaj mendon se humbja ndaj Izraelit erdhi si për shkak të vendimeve të gjyqtarit, ashtu edhe të vetë kuqezinjve, të cilët gabuan në disa momente kyç. Në deklaratën e tij pas ndeshjes, sulmuesi tha për “SuperSport” se përgjegjësi duhej të mbanin të gjithë për këtë situatë.

balaj

“Të them të drejtën nuk kishim kohë për të diskutuar situatat pas ndeshjes. U takuam me njëri-tjetrin, ishte e vështirë emocionalisht dhe fizikisht, ishim në vështirësi me dy lojtarë më pak, nuk ishim me forca të barabarta në fushë”, theksoi ai.

“Ndoshta nuk jemi ne që duhet të diskutojmë vendimet e gjyqtarëve. Na dëmtuan jo vetëm ato, pasi ndoshta humbja erdhi edhe për fajin tonë”, deklaroi sulmuesi.

Sipas tij, situata e krijuar gjatë ditëve të fundit me ndryshimin e stadiumeve, nuk duhet të merret si justifikim. “Nuk është se ndikoi te ne, se nuk jemi ne që merremi me organizmin. Ne ishim në Durrës, një ditë para ndeshjes do të shkonim në Shkodër por ndërkohë erdhëm në Elbasan. Nuk ndryshoi shumë për ne, ndoshta më shumë ndikoi në shkallët e stadiumit për njerëzit që nuk erdhën”, deklaroi Balaj.

Comments