Bale flet hapur: Ja skuadra që do fitojë Champions Leaguen

308
fresco

Bale flet hapur: Ja skuadra që do fitojë Champions Leaguen

“Ylli” i Real Madridit, Gareth Bale nuk ka dyshime që skuadra e tij do të futet në histori duke fituar dy herë radhazi trofeun e Champions Leagues.

Në një deklaratë për mediat para ndeshjes kundër Atleticos, uellsiani nënvizoi formën e shkëlqyer që po kalon skuadra e udhëhequr nga Zidane, transmeton SYRI.net.

“Kualifikimi? Nuk ka dyshime për këtë. Ne po kalojmë një formë të shkëlqyer dhe futbollistët janë të bindur për vlerat që kanë. Trofeu? Do bëjmë të pamundurën që të futemi në histori si skuadra e vetme që fiton dy Champions radhazi. E dimë që është e vështirë por ne jemi Reali”, u shpreh ai.

Kujtojmë që sot do të përcaktohet edhe skuadra tjetër finaliste në Champions League. Në orën 20:45 Atletico do të presë në “Vicente Calderon” skuadrën e Real Madridit për të synuar përmbysjen e madhe.

Comments