Bale nënshkruan me klubin e madh evropian, çmimi 588 milionë euro (FOTO)


Gareth Bale është i gatshëm të nënshkruajë kontratë me të cilën do ta konfirmojë të ardhmen e tij.
Real Madrid dëshiron ta blindojë sulmuesin Gareth Bale.
Tabloidi britanik “The Sun” ka bërë të ditur se kryesia e klubit nga Santiago Bernabeu do t’i ofrojë uellsianit kontratë të re, përtej asaj të tanishmes e vlefshme deri më 2019, që do të siguronte qëndrimin e tij në Madrid deri në fund të karrierës, përcjell “Lajmi.net”.
Me kontratën e re, Bale do të ketë dëmshpërblim prej 588 milionë euro, duke e bërë të pamundur largimin e tij nga Real Madrid.