Mjeku dhe ish-luftëtar i UÇK-së, ditarin e luftës e kthen në libër

202

Dr. Ibish Ahmeti, mjek dhe ish-luftëtar i UÇK-së në Zonën e Pashtrikut, e ka botuar ditarin e tij të luftës me titull “Duke i shëruar plagët e luftës”.

Libri përmbledh zhvillimet e bujshme në formën e një kronike autentike ngjarjesh, herë – herë të shkruara në baza ditore, që lidhen kryesisht me frontin e Budakovës për një vit lufte (1998-1999), aq sa autori (Ibish Ahmeti) ishte në krye të spitalit ushtarak.

Lexuesit (sidomos protagonistët e shumtë që përmendën në këtë libër), do të mund të gjejnë informacione të sakta për vrasjet, plagosjet, rezistencën e luftëtarëve, rëniet heroike të dëshmorëve etj., si dhe për dritëhijet brenda radhëve të UÇK-së, e për shumëçka tjetër.

Nga një perspektivë gati 20-vjeçare, ngjarjet që përshkruhen në këtë ditar, s’do mend se tek lexuesi ngjallin emocione të veçanta, sikurse edhe admirim për të kaluarën dhe zhgënjim për të tashmen.

Comments