Ballist Morina, Rama takon homologun kroat

171

Cështja e Ballist Morinës vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes dhe për të ndihmuar në një zgjidhje pozitive është përfshirë personalisht edhe vetë kryeministri shqiptar Edi Rama. Në Samitin e Kartës së Adriatikut që u mbajt ditën e mërkurë në Malin e Zi Kryeministri Edi Rama përfitoi nga rasti për të prekur këtë temë edhe me vetë kryeministrin e Kroacisë Andrej Plenkovic. Në një takim të vecantë Rama ka folur me kryeministrin Plenkovic mbi rastin e Ballist Morinës, që sic dihet është arrestuar në Kroaci dhe rrezikon të ekstradohet në Serbi. Kryeministri Edi Rama pranon se ka diskutuar me homologun e tij Plenkovic për nevojën e një zgjidhje të arsyeshme të kësaj cështjeje. Në lidhje me këtë problem, në profilin e tij zyrtar në Facebook vetë Edi Rama shkruan: “Në takimin me Kryeministrin Kroat, Plenkovic, u përcoll edhe ndjeshmëria e lartë e opinionit publik mbarëshqiptar për rastin e Ballist Morinës dhe u theksua nevoja për zgjidhjen më të arsyeshme të tij”. Tifozi i njohur i përfaqësueses shqiptare u ndalua në kufirin kroato – malazez për mungesë dokumentesh dhe sic dihet Ballist Morina vazhdon të jetë në gjendje arresti që nga data 12 qershor.

Comments