Ballkani Kampion i Superligës!
Ballkani është shpallur kampion I Superligës për herë të dytë radhazi.
Skuadra nga Suhareka mposhti Ferizajn me rezultat 2-0, shkruan Indeksonline.
E në anën tjetër, rivali I Ballkanit, Drita është mposhtur nga Malisheva 1-0.
Një javë para fundit, Ballkani është në vendin e parë me 72 pikë, pesë më shumë se Drita që është në vendin e dytë. /IndeksOnline/