Balotazhi në Drenas më 18 dhjetor

225

Pas zgjedhjeve të djeshme lokale në Drenas të cilat nuk caktuan kryetarin e kësaj komune, pasi asnjëri nga kandidatët nuk mori 50 për qind të votave të nevojshme, KQZ caktoi datën e mbajtjes së balotazhit.

 

Balotazhi mbahet më 18 dhjetor, transmeton Koha.net. Këtë e vendim e kanë marrë anëtarët e KQZ-së,

 

Në balotazh do të garojnë Ramiz Lladrovci i PDK-së dhe Isa Xhemajlaj i Nismës.

Sipas Valdete Dakës ky propozim vjen pasi fundi i muajit nënkupton shumë festa shtetërore dhe arsyeja tjetër është se ka interes për monitorimin e zgjedhjeve edhe nga ana e monitoruesve evropian.

“Me këtë vendim obligohet sekretariati i KQZ-së që të bëjë përgatitjet e nevojshme”, ka thënë Daka.

Comments