Balotelli shënon dy gola kundër Monacos
Foto: Reuters
Ish-sulmuesi i Liverpoolit, Mario Balotelli është duke kaluar një formë të mirë në Francë për skuadrën e tij të re, Nice.
Në përballjen e sotme kundër Monacos, italiani arriti të gjejë dy herë rrugën e golit, për ta ndihmuar skuadrën të fitojë me rezultat të thellë prej 4-0, raporton Koha.net.
Ai shënoi në minutat 30 dhe 68, kurse dy golat e tjerë u shënuan nga Baysse dhe Plea.
Balotelli është një nga sulmuesit më në formë në Ligue 1 me katër gola, dy më pak se Cavani që është golashënuesi më i mirë në ligë.