Ban: Alepo sinonim për ferrin

313
fresco
midle

Në Alepo të Sirisë vazhdon të mbretërojë situate e tmerrshme. OKB beson se dhjetëra-mijëra njerëz vazhdojnë të mbeten të bllokuar në lindje të Alepos dhe paralajmëron se fëmijët janë në rrezik.

“Alepo është tani sinonim për ferrin”, tha sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki-moon, për gazetarët në Nju Jork.

Së paku 6,000 civilë dhe rebelë thuhet të jenë larguar qysh të enjten, pasi forcat qeveritare kanë rikthyer pjesën më të madhe të qytetit.

Në mesin e të evakuuarve janë së paku 2,700 fëmijë, thanë Kombet e Bashkuara. Pas ndërprerjes së Djeshme të evaukimit mijëra persona, mes të cilëve fëmijë, kanë kaluar natën në gërmadhat e shtëpive, në pritje të rifillimit të operacioneve për evaukim.

”Kanë mbetur rreth 40 000 civilë në pjesën rebele të Alepos dhe rreth 1 500 dhe 5 000 luftëtarë me familjet e tyre”, sipas të dërguarit të OKB-së për Sirinë, Staffan de Mistura.

Lajmi i mire është se është arritur një marrëveshje e re për vazhdimin e evakuimit të ndaluar të civilëve dhe rebelëve nga Alepo lindore.

Këtë e ka bërë të ditur një zyrtar nga rebelët sirian për televizionin, Al Arabyia. Duke folur nga Alepo, Al Farouk Abu Bakr ka thënë se marrëveshja përfshinë evakuimin edhe nga fshatrat Shiite që kontrollohen nga kryengritësit.

Ai ka thënë se do bëhet evakuimi edhe i personave të lënduar nga dy qyteza që mbahen të rrethuara nga forcat pro qeveritare në afërsi të kufirit me Libanin, dhe evakuimin e plotë nga Alepo lindore.

Edhe një burim qeveritar sirian është cituar të ketë deklaruar se është arritur marrëveshje për vazhdimin e evakuimit. Evakuimi i Alepos ishte pezulluar dje, një ditë pasi kishte filluar si pasojë e akuzave e kundër akuzave nga palët se kush e ka shkelur armëpushimin.

Comments