Pasi që nuk pati sukses aksioni për ndarje të kontraceptivëve tek refugjatët Rohinxhë, Bangladesh mendon të zbatojë aksion për sterilizim vullnetar për shkak të kufizimit të bumit demografik në kampet e varfëra dhe të mbipopulluara.
Rreth 900.000 persona nga ky komunitet mysliman kanë ikur në Mianmar, ku sipas KB-së zbatohet spastrimi etnik kundër tyre dhe tani jetojnë në kampet e improvizuara në pjesën jugore të Bangladeshit.
Daka zyrtare druan se numri i rritur i lindjeve mes rohinxhëve, të cilët tradicionalisht kanë shumë fëmijë do t’i vështirësojë akoma më shumë kushtet për jetesë në kampe.
Autoritetet në Bangladesh zbatuan fushatë në kuadër të së cilës kanë ndarë mjete kontraceptive, por nuk i arritën rezultatet e dëshiruara. Mes refugjatëve të sapoarritur janë 20.000 gra shtatzëna dhe 600, që kanë lindur, pasi që kanë arritur në Bangladesh.