Banka Botërore do ta ndihmojë Maqedonisë me 135 milionë dollarë….
Banka Botërore do ta ndihmojë Maqedonisë me 135 milionë dollarë në kuadër të Strategjisë për partneritet mes Maqedonisë dhe Bankës Botërore për periudhën 2015-2018, njofton “TVM2”.
Mjetet e siguruara nga ky institucion monetar ndërkombëtar do të dedikohen për menaxhimin me financat publike dhe reformat në shërbimet sociale, si dhe investime në sferën e efikasitetit energjetik. Siç kumtojnë nga Zyra e Bankës Botërore në Shkup, konstatohet se Maqedonia ka arritur rezultate të konsiderueshme në përforcimin e rrjeteve të mbrojtjes sociale dhe para fundit të vitit 2018 pret përparim të mëtutjeshëm në menaxhimin me financat publike, klimën investuese, infrastrukturën rrugore, sektorin arsimor dhe infrastrukturën komunale.
Strategjia vijuese për tre vitet e fundit është përqendruar në bazë të agjendës së qasjet drejt Bashkimit Europian, ndërkaq bashkëpunimin me fondet e BE-së Maqedonia e ka përforcuar që kur i shfrytëzon IPA fondet për konkurrencë lokale dhe rajonale në turizëm dhe përmirësimin e shërbimeve komunale në rajonet rurale. Korniza e re partnere për periudhën 2019-2022, sipas paralajmërimeve nga Banka Botërore, do të diskutohet dhe kontraktohet me Qeverinë në gjysmën e dytë të vitit 2018.
Sipas analizave të fundit nga Banka Botërore, edhe përkundër përpjekjeve të vendeve ballkanike, me këtë nivel të zhvillimit ekonomik nevojiten edhe shumë vite për të arritur nivelin e zhvillimit ekonomik të vendeve anëtare të BE-së. Banka Botërore kohëve të fundit është fokusuar për investim në sektorin e komunikimit, tregtisë dhe transportit.