Banka europiane, 10 milionë euro për ndërmarrjet e vogla

193
fresco

Janë siguruar 10 milionë euro për zhvillimin e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme nëpërmjet platformës për zhvillimin e ndërmarrjeve dhe inovacioneve në Ballkanin Perëndimor.

Kështu u shpreh zëvendëskryeministri për çështje ekonomike, Vlladimir Peshevski, duke shtuar se bëhet fjalë për kredi me vlerë maksimale prej 500 mijë eurosh, të cilat kompanitë do të mund t’i marrim me kushte shumë të volitshme.

Këto kredi do të realizohen nëpërmjet Pro Kredit Bankës me afat prej 10 vitesh dhe shkallë të interesit më të ulët për 0.25%.

“Jam i bindur se një numër i madh i ndërmarrjeve do të shfrytëzojnë benefitet e këtij instrumenti i shprehur nëpërmjet mjeteve financiare të cilat do t’i kishin investuar në zhvillimin e teknologjive, prodhime më kualitative dhe shërbimeve, si dhe konkurrencë jo vetëm në nivel lokal, por edhe më gjerë”,- deklaroi zëvendëskryeministri, Vlladimir Peshevski.

Sipas menaxhuesit të Fondit Europian për investime, Hubert Kotonji, analiza e tregut ka treguar që ndërmarrjet e vogla dhe të mesme kanë më së shumti nevojë për kredi me fokus në biznese dhe inovacione.

“Mundësojmë portfolio, e cila parashikon mbulimin e humbjeve deri më 70%, të cilat eventualisht do të kishin ndodhur te ndërmarrjet e vogla dhe të mesme. Kjo garanci është falas. Praktikisht ne në pjesën më të madhe e marrim rrezikun e kompanive të vogla dhe të mesme. Kjo do tua lehtësojë punën. Nga ata nuk do të kërkohen garanci të mëdha për marrjen e kredive. Me këtë presim që të kontribuojmë pa interes në zhvillimin e tyre”,- tha menaxhuesi i Fondit europian për investime, Hubert Kotonji.

Maqedonia është ndër vendet e para nënshkruese e platformës me të cilën kompanive të rajonit u mundësohet qasje në më shumë se 140 milionë euro.

Comments