Banorët e Big Brother habitin: Nuk dinë çfarë është FSK dhe nuk njohin Ibrahim Rugoven dhe Ismail Qemalin

166

Gjatë një sfide të zhvilluar në Big Brother VIP Kosova, banorja Elijona u përball me një lojë që kërkonte njohuri të gjerë për figurat dhe institucionet shqiptare.

Sfida e bazuar në foto i kërkonte pjesëmarrëses të identifikonte persona dhe institucione të njohura të vendit, por rezultati i saj nuk kaloi pa u vënë re nga publiku.

Elijona nuk arriti të tregonte se çfarë është FSK-ja, Forcat e Sigurisë së Kosovës, dhe nuk njohu disa nga figurat më të njohura publike, përfshirë Ilir Shaqirin, Ismail Qemailin dhe ish-presidenten Atifete Jahjagën, edhe pasi i kishin treguar fotot e tyre.

Ky moment ka tërhequr menjëherë vëmendjen e ndjekësve, të cilët kanë komentuar mbi njohuritë e kufizuara të banores për historinë, politikën dhe institucionet e vendit.

Gjatë lojës,edhe Alba u pyet për datën e Pavarësisë së Kosovës, por nuk arriti ta jepte saktë.

Ajo përgjigjej duke thënë “18 shkurt”, ndërkohë që data e saktë është 17 shkurt, një gabim që nuk i shpëtoi as syve të publikut dhe komentuesve.

Por momenti nuk mbaroi me kaq. Më pas, asaj i shfaqet fotografia e presidentit historik të Kosovës, Ibrahim Rugova, dhe përsëri banorja nuk e njeh.

Përgjigjja e saj e papritur ishte “Hashim Thaçi”, duke krijuar një situatë që u komentua gjerësisht si një prej huqjeve më të mëdha të saj gjatë gjithë qëndrimit në shtëpi.

Ky episod risolli në pah momentet spontane dhe të paparashikueshme që e karakterizojnë Big Brother VIP Kosova 4, duke bërë që publiku të reagojë me humor, por edhe me habi, ndaj njohurive të banorëve mbi historinë dhe figurat kombëtare.

Episodi rikujtoi edhe një herë se Big Brother VIP Kosova nuk është vetëm një lojë strategjie dhe argëtimi, por edhe një pasqyrë e njohurive dhe perceptimeve që banorët kanë për vendin dhe figurat e tij publike. /Telegrafi/

Comments