Banorët e Brodecit kërkojnë zgjidhje urgjente për transportin e nxënësve

144

“Problemi i transportit të nxënësve duhet të zgjidhet sa më shpejtë”,- këtë e kërkojnë banorët e Brodecit, të cilët në të kundërtën  paralajmërojnë protestë para komunës transmeton TVM 2.

Nxënësit e malësisë nuk mund të jenë të barabartë me ato të komunave përreth, sepse një nxënës nga Malësia duhet të ketë më shumë se 300 denarë për të ndjekur shkollimin dhe si pasojë e kësaj mungojnë shumë nxënës edhe nëpër orët e mësimit, thonë nga Këshilli i prindërve.

“Kërkojmë që transportin e nxënësve të na mundësojnë, atë që duhet, se e kemi pasur, pasi atë që e kemi pasur na kanë larguar, na krahasojnë me fshatrat e rrethit të Tetovës, ku paguajnë 60 denarë për person për një nxënës, kurse tek ne kushton 300 denarë udhëtimi i nxënësve. Ne nuk i kemi kushtet që t’ua mundësojmë atyre. Ne ishim para komunës, nuk na ka pritur askush, asnjë nuk na ka informuar për situatën se çka ndodh. Disa fëmijë janë duke qëndruar edhe në shtëpi, pasi nuk mund të arrijnë mësimin atëherë kur duhet dhe fëmijët kanë ngelur pas tre javë me mësim”,- deklaroi Nijazi Selimi nga Këshilli i prindërve në Brodec.

Nga Komuna e Tetovës e kanë të njëjtin qëndrim si dy ditët më parë, duke theksuar se pa mos i përfunduar ankimimet që i kanë bërë kompanitë transportuese nuk mund të lidhin kontrata, por gjatë takimit që kanë pasur prindërit me përgjegjësin për arsim, Amet Qazimi, kanë marrë garanci që ditën e mërkurë ky problem do të zgjidhet.

Comments