Banorët e fshatit Sellcë me ultimatum ndaj Ali Ahmetit: Ne dimë të dënojmë edhe me votë[Video]

85

Kryetari i BDI-së Ali Ahmeti, së bashku me zyrtarët tjerë që nuk janë pjesë e “Grupit të zjarrit” kanë vazhduar takimet me qytetarët.

Mbrëmë ata kanë qëndruar në fshatin Sellcë, ndërsa atje janë pritur me kritika. Bashkësia lokale e fshatit Sellcë, kërkoi nga Ali Ahmeti që deri në zgjedhjet e ardhshme t’i plotësojnë kërkesat e tyre, përndryshe do t’i dënojnë me votë.

“Sot e 22 vite fshati ynë iu pret e përcjellë me të njëjtat kërkesa, të cilat janë elementare për jetesë. Para 22 vite nga ky fshat ju kërkuat bukë, ne iu dhamë, kërkuat t’i kapim armat ne i kapëm, kërkuat të tërhiqemi ne u tërhoqëm, kërkuat përkrahje politike ua dhamë, kërkuat njerëz me shkollë se luftëtarët nuk e njohin politikën, ua dhamë, që të shpërngulen nga fshati ynë dhe neve la lanë në mjerim për të vuajtur edhe sot për kushtet elementare për jetesë”.

Moebel THEMA

“I kërkojmë këto kushte nga ju dhe të jeni të bindur se do të jetë hera e fundit. Sigurimi i ujit të pijshëm, rruga që lidh qytetin me fshatin, shkolla dhe salla e sportit. Nëse këto kërkesa nuk realizohen deri në zgjedhjet e ardhsme, të jeni të sigurt se banorët e fshatit tonë dijnë edhe të dënojnë, siç ndodhi në zgjedhjet e fundit lokale”, tha përfaqësuesi i Bashkësisë Lokale të fshatit Sellcë.

Ndryshe, pas përçarjeve brenda BDI-së, të dy grupet kanë nisur takimet me qytetarët në zona të ndryshme./Telegrafi/

Comments