Banorët e Hasanbegut: Nuk kemi marrë ndihmën fillestare



Dy muaj pas vërshimeve të 6 gushtit në Hasanbeg, një pjesë e banorëve ankohen se akoma nuk i kanë marr 30 mijë denarët e premtuara si ndihmë fillestare edhe përkund faktit se kanë qenë në listën e Ministrisë së Financave për dëmshpërblim.
Ata thonë se nuk e kanë të qartë përse nuk u janë dhënë mjetet.Madje kanë pyetur edhe në Minsitrinë e Financave nga e cila vetëm kanë marr premtime për lëshimin e shpejtë të mjeteve, por kur kontrollojnë në bankë përsëri llogaritë bankare janë të zbrazëta.
“Në rrugën time janë rreth 13 familje që nuk e kanë marr pagesat e para prej 30 mijë denarësh. Një pjesë prej banorëve kanë marr por ka akoma që nuk I kanë marrë. Unë personalisht kam qenë në list kam dhënë të gjitha gjërat që u është dasht por pare nuk ka. Nga Ministrinë e Financave na thonë sot e nesër, veç na shetitën”…
“Disa banorët e kan marrë disa jo. Nuk e di përse ka ndodhur kështu. Unë akoma nuk I kam marr parët e para nga shteti, të dhënat e mia janë në list por parët nuk janë në asnjë bank”…
“Përse nuk I kemi marr këto të holla nuk e dim. UNë isha në Ministrinë e Financave por askush nuk me sqaqroi pse nuk akoma ka pare per ne dhe se ku duhet të drejtohem për ti marr këto të holla. Më thanë vetëm se nuk keni çfarë të kërkoni këtu”, thanë qytetartët e anketuar.
Ministria e Financave me vendium të qeverisë filloi me dhënien e këtyre mjeteve financiare si konpensim i shpejt që banorët sa më pare të mund të fillojnël me meremetimin e objeketeve të tyre të banimit.
Por nga Ministria e Financave nuk deshën të prononcohen rreth ankesave të banorëve për mosmarrjen e mjeteve. Derisa zëdhënësi i Qeverisë Aleksandar Gjorgjiev ditë më pare ka deklaruar se të gjithë banorët të cilat nuk i knaë marr konpesimet fillestare, ata do ti marrin ato sëbashku me dëmshpërblimin e tërësishëm. Deri më tani mbi 3000 familje kanë marr konpensimin e pare nga qeveria.