
Banorët e Hasanbegut ndjehen të revoltuar për injorimin që u bën Komuna e Gazi Babës duke anashkaluar premtimet e dhëna në njërën ndër zonat më të rëndësishme shqiptare shkruan Faktiditor.ch.
Revolta qytetare mund të shkojë deri aty sa në një vendim final që pritet të merret këtyre ditëve , të bllokohen rrugët Hasanbeg,Haraqinë,Kumanovë, më saktësisht në hyrje-daljet e tyre për ti bërë me dije Komunës se ajo nuk i ka mbajtur premtimet e dhëna duke filluar nga cerdhja,Asfaltimi i rrugëve ,kanalizimet, ujësjellësi, rryma elektrike dhe shumë cështje të tjera që kanë mbetur vetëm në letër dhe premtime te parealizuara.Lidhur me këtë pakënaqësi ka shprehur edhe Lagjja ” Jane Sandanski” më saktësisht Bashkësia Urbane atje duke thënë se nuk do të tolerojnë që dikush të luajë dhe manipulojë me kërkesat shumë njerëzore për banorët dhe fëmijët e asaj zonë të lënë pas dore.Faktiditor.ch.