Banorët e një fshati të Podujevës të rrezikuar nga ura, kjo është gjendja e saj

94

Ura në Dobërdol të Podujevës është dëmtuar tërësisht. Sipas njoftimit në faqen e këtij fshati në Facebook, dëmtimi i urës ka ardhë si pasojë e ngasjes së automjeteve të rënda.

Në postim thuhet se fëmijët nuk kanë se si të shkojnë në shkollë, teksa luten organet kompetente të merren me rastin.

Postimi i plotë i faqes së fshatit Dobërdol:

Ura ne lagjen e Selmanajve eshte shembur si ne pamjet ne foto do te thote ura ne kete lagje me nuk eshte funksionale!

Moebel THEMA

Eshte papergjegjesi totale e personave qe kane ngasur keto mjete pune qe ne nje ure te vjeter e me fortesi te vogel te kalojne me gjithe keto pesha te renda.

Kush e vuan gjithe kete situate, padyshim qe banoret e lagjes dhe ne veçanti femijet qe sot nuk e dime se si do te shkojne ne shkolle!

Turp dhe papergjegjesi!

Lusim organet kompetente te merren me rastin ne fjale!

Comments