Banorët e Rashtakut të paknaqur nga kompensimi i dëmeve (VIDEO)

128

1

Banorët e lagjes së Rashtakut të cilët të parët u përballën me përmbytjet e 6 gushtit thonë se me shumë vështirësi po i kthehen jetës normale. Pasojat e përmbytjeve janë të freskëta në çdo shtëpi ku akoma mungojnë gjërat elementare. Banorët shprehen të revoltuar me shumën e kompensimit.

“Jena pak të rregulluar ama me na ndihmuar shumë jo. Paratë që na kanë lëshuar prej jashtë, nuk na kanë lëshuar këtu, sepse këto para i merr partia, tash janë zgjedhjet dhe këto parat e tona që janë, të vërshimeve i marrin dhe shkojnë e paguajnë. 30 mijë denarë na kanë lëshuar, një herë 150 euro edhe ato janë. Hala askund nuk jemi, po e shihni oborrin e kopshtin që nuk është i rregulluar, shtëpia aspak nuk është e rregullua”.

“Çka me thënë, 50 % jemi kthyer, hala nuk kemi mbërri në atë nivelin që kemi qenë përpara, dhomat brenda i kemi rregulluar deri diku mirëpo jashtë siç po e shihni është katastrofë. I kam pas këtu 42 thasë miell, askush nuk i llogariti ato, humbën krejt, askush nuk lëshoi para për ato. Unë nuk kam marr asgjë, djali ka marr pak për katin e poshtë”.

Disa banorë të kësaj lagjeje akoma qëndrojnë nëpër konvikte deri në përmirësimin e kushteve në shtëpi.

“Deri diku, sikur kemi qenë nuk jemi. I kemi rregulluar pak po jo edhe shumë mirë. Ende nuk e kam heq baltën prej oborrit, banja është shkatërruar, një dhomë ka mbet pa u ndërtuar, pajisjet në kuzhinë janë të prishura, po shihet”.

“Nuk e di çka të them, deri tash kemi qenë në konvikt, tash më shumë po qëndrojmë në shtëpi, deri diku kemi ndërtuar por më shumë jo, deri diku, ndoshta gjysmën e kemi rregulluar. Diçka na ndihmoi shteti, diçka nga ndihmat. 1500 euro por nuk ja arritëm ta mbulojmë dëmin. Edhe shtëpinë e kam të dëmtuar por s’kemi çka të bëjmë, dal ngadalë, kur të mbërrijmë”.

Banorët e Rashtakut thonë se asnjë familje nuk ka marrë ndihma në teknikë të bardhë, mobilie dhe orendi tjera të cilat u ndanë nga Organizata të ndryshme për vendbanimet e përmbytura.

Comments