Banorët e Shipkovicës po kalojnë një natë të ankthshme

309

Situata duket të jetë nën kontrollë ndërsa Komuna e Tetovës ka formuar edhe një shtab të emergjencës për zonat e prekura të vërshimeve sidomos në Shipkovicë dhe fshatërat tjerë përreth madje duke ndërhyrë në disa zona ku ishte bllokuar rruga.Por te banorët atje janë rikthyer imazhet e një viti më parë, më saktësisht në tragjedinë e 3 gushtit ku humbën jetën disa personave në mes të cilëve edhe dy fëmijë vella e motër.Banorët e Shipkovicës thanë për Faktiditor se mbeten me ankthin e këtij moti të keq dhe po kalojnë një natë me frikë.

Asgjë nuk është e sigurtë në situata të tilla apo në fatkeqësi natyrore që mund të vijnë në cdo cast.Tragjedia e një viti më parë na bëri të thellojmë këtë frikë se cdo gjë është e mundshme kur ndodhin vërshime dhe fatkeqësitë nuk është se mund ti kontrollojë dikush sidomos në zona ku natyra bën një luftë të përhershme thonë banorët e Shipkovicës transmeton Faktiditor.

Rruga e cila ishte bllokuar nga rrëshqitja e dheut pas shiut të rrëmbyeshëm është hapur.
Kjo është konfirmuar edhe nga kryetari i këshillit të komunës së Tetovës Hisen Xhemaili i cili thotë se rruga Shipkovicë – Brodec është e kalueshme pas një pune intensive, ekipet “Rrugët e Maqedonisë” po punojnë në rrugën Tetovë-Kodra e Diellit, si dhe është derguar maqineri në rrugën Vicë – Veshallë – Brodec e cila në çdo moment pritet të bëjë pastrimin e prurjeve në këtë rrugë me qëllim që ajo të jetë e kalueshme për automjetet dhe qytetarët.
Në anën tjetër Shtabi emergjent i Komunës së Tetovës ka vendosur pika kujdestarie në të gjitha pikat kritike ku do të jenë prezent gjatë tërë natës për të ofruar asistencë dhe për të informuar rreth situatës./Faktiditor/.

 

Comments