Në fshatin Simnicë të Gostivarit sot u bë varrimi i 24 vjeçarit M.M nga i njejti fshat i cili vdiç si pasojë e infeksionit të pa njohur deri tani. M. M ishte i biri i 50 vjeçarit i cili gjithashtu vdiç si pasojë e këtyre simptomave. Ekipi i televizionit Alsat-M sot qëndroi brenda fshatit Simnicë, banorët që takuam në rrugë shprehnin shqetësim të madh për këtë ngjarje të pazakontë ndërsa apeluan institucionet përgjegjëse për prejardhjen e këtij infeksioni dhe dezinfektimin urgjent të fshatit Simnicë dhe më gjerë.
“Jam i revoltuar që ka humb shokun e klasës, i kisha lutur të mirën masa që të parandalohet ky virus nëse mund ta quajmë. Kisha apeluar të gjithë funksionarët të vijnë ta shohin vendin dhe ta dezinfektojnë dhe ta shohin prejardhjen e virusit”.
“Përndryshe, raste të këtilla nuk ka pas në këto treva që të ketë indikacione për sëmundje të tilla ose kushtimisht thënë për epidemi… Kjo duhet që sa më tepër popullata të informohet, sa më tepër të dalin me informacion të saktë për shkaqet e ndodhjes së rasteve dhe që popullata ti kthehet në normaliteti. Përndryshe është situatë e tendosur, situatë e cila është për brengosje”.
Madje, disa nga banorët mendojnë se ky infeksion mund të jetë si rezultat i afërsisë që ka fshati më deponinë Rusino të Gostivarit.
“E di se këtu afër është edhe deponia Rusino, ndoshta edhe prej atje, ne nuk e dimë prandaj lusim gjithë njerëzit kompetentë, gjithë njerëzit që mund të ndikojnë në këtë çështje të bëhet dezinfektimi i gjithë fshatit po edhe rrethinës”.
Mirëpo, kryetari i Gostivarit Nevzat Bejta mohon një gjë tillë duke shtuar se ka fshatra tjerë që janë në rrethinë të deponisë Rusino dhe deri më sot nuk kanë përjetuar ndonjë infeksion të tillë. Bejta, ka shtuar se nuk ka vend për panik pasi që ministria e Shëndetësisë akoma nuk ka dhënë fjalën përfundimtare.
Deponia Rusiono ekziston që në kohën e ish federacionit të Jugosllavisë, edhe përreth deponisë Rusino kemi shumë vendbanime më të afërta dhe nuk ka ndodhur një gjë e tillë. Ajo që ndodhi në fshatin Simnicë është një dhimbje e madhe për gjithë banorët e Gostivarit dhe për gjithë qytetarët e vendit tonë që ndërruan jetë babë e bir në moshë shumë të re. Janë duke u bërë hulumtime kush është shkaku që shkuan babë e bir, besoj se institucionet e ministrisë së shëndetësisë në ora 14 do të japin informacion të saktë se pse ndodhi vdekja – deklaroi Nevzat Bejta, kryetar i Gostivarit.
Ndërsa ministri i Ekologjisë Sadulla Duraku refuzoi të komentoj lidhur me deponinë Rusino, nëse kjo e fundit mund të jetë shkaku i përhapjes së këtij infeksioni të panjohur.
Sa i përket asaj pyetjes tënde të dytë që ishte do të organizojmë një konferencë për shtyp, për të gjitha gjërat do të jemi të gatshëm të përgjigjemi ashtu siç i bëni pyetjet – tha Sadulla Durakui, ministër i Ekologjisë.
Derisa ekipi i Alsat-M ishte në këtë fshat, banorët e fshatit i ishin kthyer jetës normale por mbetet e enigmë se çfarë do të bëhet më tutje me kafshët, qumështi i të cilëve përdoret nga banorët e fshatit dhe më gjerë./alsat-m
https://youtu.be/Y9qrEoJhA4c