Banorët e Sllupçanit kanë një kërkesë: Elvis Naçi të bëhet imam te xhamia e Jakup Asipit

“Vendi yt është në Sllupçan. Eja të bëhesh imam në xhaminë ku ka qenë imam mulla Jakupi”.
Kjo ka qenë kërkesa e një banori të Sllupçanit drejtuar hoxhës Elvis Naçi gjatë qëndrimit të tij të djeshëm në fshatin e hoxhë Jakup Hasipit. “Sllupçani është në mendjen dhe zemrën time, kudo që të shkoj”, ka thënë hoxhë Elvisi duke mos dhënë përgjigje të prerë nëse pranon ofertën e bërë ose jo, shkruan Gazeta Lajm.