Banorët e veriut kërkojnë kthimin në pronat e tyre

268
fresco

midle
14509278_10205241944688454_62365991_n

Afrim Ahmeti, nga organizata Bregu i Veriut, në Ora e Fundit të Klan Kosovës ka thënë se qytetarët e asaj pjese kërkojnë që të vazhdojë ndërtimi i shtëpive në mënyrë që të kthehen në pronat e tyre.

Ai ka deklaruar se qarkullimi është përmirësuar paksa, por megjithatë kanë drojë, sepse Mbrojtja Civile vazhdon të jetë aktive me raste, njofton Klan Kosova.

“Ne banorët e veriut kemi njëlloj lëvizje të lirë, por me drojë. Nuk është si duhet të jetë, megjithatë. Por duhet të bëjmë lëvizje, derisa të kthehemi të gjithë në shtëpitë tona. Dicka ka lëvizur, por Mbrojtja Civile është me raste ende në funksion. Ndoshta në të ardhmen do të integrohen serbët nëpër institucione”.

“Duhet që edhe politikanët tanë të jenë më të guximshëm që të vijnë të na vizitojnë në veri. Ta shohin si jetojmë. Shumica e të rinjve në atë pjesë janë të papunë. Tash jemi pakicë në veri, sic janë serbët në pjesët tjera të Kosovës. Kërkoj që të vazhdohet ndërtimi i shtëpive të shqiptarëve në veri, në mënyrë që të kthehen banorët në atë pjesë. Ata duan që të kthehen në banesat dhe shtëpitë tyre”. /klankosova.tv

Comments