Banorët e Vizbegut në protestë për ujë të pijshëm

409

Për dy orë të tëra, banorët e Vizbegut kanë mbajtur të bllokuar bulevardin “Sllovenija” në Shkup në shenjë revolte për shkak të mungesës së ujit të pijshëm në një pjesë të madhe të lagjes së Vizbegut edhe atë në pikun e verës.

Banorët shprehen të revoltuar dhe paralajmërojnë protesta edhe më radikale gjatë javës që vjen në rast se nuk ndërmerren masa për furnizimin më ujë të banorëve. Banorët, madje i bëjnë thirrje institucioneve përgjegjëse, posaçërisht politikanëve shqiptarë që të vizitojnë banorët dhe të shohin nga afër problemet me të cilat tashmë 15 vjet ballafaqohen.

Comments