Banorët për avionin e rrëzuar: “Dëgjuam një shpërthim të fuqishëm”
SPB e Velesit ka marrë denoncime nga një qytetar se kishte dëgjuar një shpërthim pranë Kozhles në Veles.
Shpërthimi dhe zjarri në fshatin Vetersko në afërsi të Velesit sonte ishin paraqitur në Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe në vendin e ngjarjes tashmë kanë arritur ekipet e policisë dhe zjarrëfiksat, ku po përcakohet se nëse është aeroplani i rrëzuar privat me targa gjermane që mbante gjashtë pasagjerë, njofton Tetovasot.
Më parë Ministria e Brendshme konfirmoi se u zhduk nga radari i kontrollit të trafikur ajror të aeroportit “Aleksandri i Madh” në Shkup, 10 km nga pista hyrje-dalje.