Banorët vrasin arushën që ishte kthyer në tmerr për fshatin (Pamje të rënda)

211
fresco

midle

Një arushë është vrarë me armë zjarri nga banorët e një fshati në Bushtricë të Kukësit.

Ngjarja mësohet se ka ndodhur dy ditë më parë, ku dy banorë të kësaj zonës kanë qenë duke ecur në rrugë, kur papritur përpara u ka dalë arusha.

Ata janë tmerruar dhe kanë ikur me vrap. Me të mbërritur në fshat, kanë treguar për ngjarjen ku banorët janë mbledhur për ta kapur atë.

Pasi kanë mundur të pikasin arushën, ata e kanë qëlluar me armë gjahu. Banorët e kanë shpjeguar vrasjen e kafshës me pretendimin se ajo kishte terrorizuar fshatin si dhe u kishte prishur edhe kultivimet e tyre bujqësore.

Comments