Barack Obama: Mund të fitoja një mandat të tretë si President i SHBA nëse…

198
fresco

Barack Obama: Mund të fitoja një mandat të tretë si President i SHBA nëse...

Në Janar 2017, Barack Obama do të largohet nga Shtëpia e Bardhë dhe vendin e tij do ta zërë Presidenti i ri amerikan Donald Trump. Pasi shërbeu për 2 mandate (8 vjet), Obama nuk e ka fshehur dëshirën për të vazhduar detyrën si Presidenti i SHBA-së nëse kjo gjë do të ishte e mundur.

Dhe sipas tij, fitoren do ta kishte arritur duke vazhduar në të njëjtën linjë si gjatë 8 viteve, duke dhënë mesazhin e shpresës dhe të ndryshimit.

“Jam i bindur që nëse do të rikandidoja, jam i bindur se shumica e popullit amerikan do të ishte mobilizuar. E di këtë gjë nga bisedat që kam bërë me qytetarë në të gjithë vendin, madje edhe ata që nuk janë dakord me mua, thonë se vizioni dhe drejtimi yt është i duhuri”, ka thënë Obama në një intervistë për “Axe Files”.

Sipas ligjeve amerikane, Presidenti i SHBA nuk mund të kërkojë më shumë se 2 mandate, pra 8 vite në total. Gjatë zgjedhjeve amerikane, Barack Obama bëri fushatë për Hillary Clintonin, ish-Sekretaren Amerikane të Shtetit, por nuk pati rezultat.

Donald Trump është Presidenti i zgjedhur i amerikanëve dhe në Janar 2017 do të hyjë në Shtëpinë e Bardhë. /SYRI.net/

Comments