Barcelona dhe Bajerni me fat, luhet super ndeshja Real-Juventus

470

Barcelona dhe Bajerni janë dy skuadrat fatlume të shortit të Champions Leagues.

Katalanasit kanë ‘peshkuar’ Romën, ndërsa bavarezët do të matin forcat me spanjollët e Sevillas që janë surpriza pasi më parë eliminuan Manchester United.

Një short më i vështirë ishte për Real Madridin që do të luajë kundër Juventusi, ndërsa nuk mund të mungonte edhe përballja britanike ndërmjet Liverpoolit dhe Manchester Cityt.

Ndeshjet e para do të zhvillohen më 3-4 prill, ndërsa ato të kthimit më 10-11 prill.

Comments