Barcelona humbet 5 pikë në dy ndeshje, Valverde pranon fajin: Trajneri është përgjegjës

283
fresco

Barcelona ka humbur 5 pikë në dy ndeshjet e fundit në kuadër të La Ligas. Trajneri i katalanasve, Ernesto Valverde, ka qenë i shokuar pas humbjes së skuadrës së tij nga Leganes me rezultatin 2-1.

“Ky është futbolli dhe mund të ndodhë, nganjëherë është e vështirë t’i shpjegosh gjërat që ndodhin në një ndeshje. Ne e kontrolluam ndeshjen, por ata na përmbysën brenda një minute”, pohoi tekniku i Barçës.

midle

Valverde është pyetur nëse vendimi për të bërë rotacion në skuadër ka ndikuar te humbja.

“Ishin vetëm dy ndryshime”, vazhdoi ai. “Në rastin e Luis Suarezit, unë e planifikova për ta pushuar atë në njërën prej këtyre ndeshjeve dhe rastin e Jordi Albas, sepse ai i kishte luajtur të gjitha ndeshjet. Patjetër, në fund është trajneri përgjegjës”, deklaroi Valverde.

Comments