Barcelona i vendos Neymarit klauzolën më të çuditshme në futboll

Në kontratën e re, Barcelona i ka vendosur një klauzolë interesante brazilianit.
Skuadra që dëshiron ta transferojë Neymarin pas vitit të parë të vazhdimit të kontratës, i duhet t’i paguajë Barcelonën 180 milionë funte.
Kjo shifër rritet në 200 milionë funte në vitin e dytë, dhe 225 milionë funte në vitin e tretë.
Në verën që shkoi, Neymarin dështuan ta transferojnë Manchester City dhe PSG.