Barcelona ia kishte rrëmbyer nga duart dy yje Real Madridit (Foto)

255
fresco

Image result for barcelona realmadrid

Sergio Busquets dhe Sergi Roberto ishin pranë transferimit te Real Madridi

Manuel Angel Romero, ish skauti i Real Madridit, ka zbuluar se ishte afër që t’i transferoj në Santiago Bernabeu dyshen Sergio Busquets dhe Sergi Roberto.

Por, Barcelona ishte treguar më e shpejtë duke transferuar në Camp Nou Busquets dhe Roberton, përcjell Express.

“Ne e ftuam Busquets në prova, por Barcelona reagoi duke e transferuar pa e provuar. Po ashtu, ne ishim afër që ta transferonim edhe Roberton”, ka zbuluar Romero në një intervistë për Cadena SER.

Busquets ishte bashkuar me Barcelonën në vitin 2005 nga ekipi i panjohur, Jàbac Terrass, kurse  Roberto ishte transferuar në Camp Npu në vitin 2006 nga Gimnastic. /Express/

Comments