Barcelona-Juventus, negociata për të transferuar këtë lojtar

254

Barcelona dhe Juventus janë duke negociuar për mundësinë e transferimit të Andre Gomes në Torino.

Përfaqësues të dy skuadrave janë takuar në Monte Karlo pikërisht disa orë para startit të shortit që do të përcaktojë fazën e grupeve të Champions Leagues, shkruan “Football-Italia”, raporton SYRI.net.

Drejtori i Përgjigjshëm i Juventusit, Beppe Marotta ka bërë një ofertë zyrtare në adresë të klubit katalanas që kërkon të marrë sa më shumë kohë për ta vlerësuar këtë ofertë.

Sipas medieve blaugranase, mesfushori portugez ka kërkuar largimin nga ‘Camp Nou” për shkak të minutave të pakta të vendosura në dispozicion.

“Zonja e Vjetër” kërkon të përfitojë duke shqyrtuar mundësinë e huazimit për dy vitet e ardhshme.

Comments