Barcelona ka gati 30 milionë euro për yllin e Arsenalit (Foto)

366
fresco

Barcelona nuk e ka ndërmend të dorëzohet për mbrojtësin e djathtë të Arsenalit, Hector Bellerin.
Trajneri i ri i Barcelonës, Ernesto Valverde ka kërkuar transferimin e mbrojtësit të Arsenalit, Hector Bellerin.

Katalunasit janë në kërkim të një mbrojtësi të majtë dhe Bellerin shihet si lojtari ideal, shkruan Sport.

midle

Arsenal kishte refuzuar ofertën e parë të Barcelonës, por tashmë katalunasit kanë rritur ofertën nga 25 milionë euro në 30 milionë euro.

Trajneri i Arsenalit, Arsene Wenger më herët kishte thënë se Bellerin nuk është në shitje, por dëshira e lojtarit është që të kthehet në Camp Nou.

Në rast se dështon Bellerin, atëherë Barcelona do të kthehej vëmendjen nga mbrojtësi i Benficas, Nelson Semedo.

Comments