Barcelona kualifikohet, Sportingu rrezikon Juven

343
fresco

Pas barazimit ndaj Juventusit, Barcelona ka siguruar kualifikimin në fazën e eliminimit direkt në Ligën e Kampionëve, përderisa kampionit italian kualifikimi i rrezikohet nga Sportingu që fitoi ndaj Olympiakosit, 3-0.

Në Grupin D, Barcelona është aktualisht lider me 11 pikë, kurse Juve ka tetë pikë në një më poshtë, ndërsa Sportingu në vendin e tretë ka shtatë pikë, dhe kualifikuesi tjetër do të mësohet në ndeshjet e fundit, në të cilën Juventusi luan ndaj Olympiakosit, kurse Sportingu luan ndaj Barcelonës, transmeton Koha.net.

Juventusi e Barcelona sonte ndanë pikët, duke barazuar me rezultat prej 0 me 0.

Sportingu fitoi me rezultat prej 3 me 1 ndaj klubit grek, me golat që e shënuar nga Dost, që realizoi dy herë, dhe një e shënoi Cesar. Golin e vetëm për mysafirët e shënoi Odjidja-Ofoe.

Comments