Barcelona luan dy herë me gjigantin italian në verë
Kampionët spanjollë konfirmuan ndeshjen e dyfishtë kundër Napolit të mërkurën. Nuk është ende e qartë se cilat skuadra të tjera do të konkurojnë në turneun e ri.
Skuadrat e Ernesto Valverdes dhe Carlo Ancelottit së pari do të takohen më 7 gusht në stadiumin ‘Hard Rock’ në Miami, transmeton lajmi.net.
Të dyja ekipet do të luajnë me njëra-tjetrën përsëri tri ditë më vonë në stadiumin me kapacitet prej 107,000 ulësve ‘Michigan Stadium’ – më i madhi në SHBA.
Barcelona do të udhëtojë në Japoni muajin e ardhshëm ku do të përballen me Chelsean në Tokio më 23 korrik dhe Vissel Kobe në Kobe më 27 korrik përpara turneut të SHBA.
Ky do të jetë viti i tretë radhazi që Barcelona udhëton për në Shtetet e Bashkuara dhe hera e nëntë në historinë e klubit.