Sulmuesi i Paris Saint-Germain, Neymar ka kërkuar nga UEFA ta përjashtojë Barcelonën nga Liga e Kampionëve.
Neymar ka kërkuar nga UEFA ta përjashtojë Barcelonën nga Liga e Kampionëve pasi nuk është paguar me 23 milionë funtet e marrëveshjes me klubin, raportojnë mediat spanjolle.
E përditshmja sportive madrilene “AS” shkruan se ylli brazilian ka këshilluar avokatët e tij të marrin masa ligjore.
Neymar iu bashkua klubit francez Paris Saint-Germain nga Barcelona në transferim me vlerë prej 222 milionë euro, përcjell “lajmi.net”.
Mirëpo, klubi katalan nuk i ka realizuar një pagesë të premtuar dhe Neymar tani kërkon ndëshkimin e skuadrës nga Camp Nou. /Lajmi.net/