Barcelona po largohet gjithnjë e më shumë nga titulli në La Liga

196

Image result for Villarreal barcelona
Barcelona ngadalë, por sigurtë po largohet nga titulli transmeton Faktiditor.ch.Në vend që të ngushtojë diferencën ndaj Realit, ajo po e rrit akoma më shumë kur dihet se mbretërit kanë një ndeshje më pak ndaj Valencias të shpartalluar thuajse krejtësisht ose më saktë të fundosur.
Barca ndau pikët në Vilareal, por nuk është se nuk pati raste shënimi.Ishte sërish Messi shpëtimtari qoftë edhe i humbjes dhe këtë e bëri krejt në fund pas gjithë atyre rasteve të humbura.Messi shënon një supergol, por kjo nuk e bën magjike Barcelonën e tij për shkak se vetëm për tre ditë dështoi dy herë, përfshirë edhe ndeshjen në Kupën e Mbretit të enjten që e humbi.Real është pesë pikë para blaugranave dhe duket se këta të fundit nuk do mund që për herë të tretë rradhazi ta marrin sërish kampionatin, aq më tepër kur Reali ka kohë që nuk e ka marrë këtë trofe në La Liga.Sezoni duket se flet kësaj rradhe për të bardhit.Faktiditor.ch

 

 

https://www.youtube.com/watch?v=mL_6q8ob9C4

Comments