
Barcelona humbet nga skuadra rivale që e kishte më të sigurtë për të fituar.Por humbja tingëllon keq sepse u panë zbrazërirat që la Neymar aq më tepër kur Delofeu tregoi se jo që nuk është zëvendësim për të por ai fare nuk e meriton të jetë blaugrana transmeton Faktiditor.ch.Ka kohë akoma për të rikuperuar gjërat por as Valverde nuk ia doli në testin e parë, atë që e kishin bërë paraardhësit e tij kur i rrëmbenin superkupën Realit dhe ky trener aktual me shumë gjasa do t’a humb këtë shansë.

Ndeshja ishte krejtësisht e barabartë por Reali shfrytëzoi kundërsulmet dhe hapësirat boshe në mbrojtjen e Barcelonës dhe kjo i dha forcë pas autogolit të Pique dhe dy gabimeve tjera amatoreske po nga i njëjti mbrojtës blaugrana që po perëndon bashkë me Iniestan dhe Vidal që ishte një tjetër rrëfim i keq i kësaj mbrëmjeje.
Real Madrid kishte protagonistin kryesorë , atë që kishte Barca dikur me Xavin, pra kishte lojtarin në superformë Isco.Ai po peshon gjithnjë e më shumë së fundmi.
Reali poashtu nuk meritoi kartonin e kuq që ndoshta nuk ishte penalti por edhe simulim i Ronaldos poashtu nuk ishte.Ronaldo duhej të qëndronte në fushë që edhe ashtu Barcelona me një më shumë ose një më pak nuk mund të bënte asgjë më shumë edhepse pati raste sic ishte ai i Busquets më i vështirë për t’u humbur.Por edhe Reali pati shanset për të tjera gola.
Ndeshja kthyese bëhet e vështirë për Barcelonën që nuk është se nuk ka fituar në Madrid shumë herë, por kësaj rradhe duhet të shënojë tre gola që të mbajë shpresat, një mision i vështirë.Por sinjali i alarmit te katalanasit është dhënë.Ata kanë plot para nga shitja e Neymar ndërsa vonojnë blerjet pa të cilat Barca e ka të siguruar një sezon duarbosh sepse ata nuk kanë alternativa që garantojnë se mund të bëjnë një sezon të madh dhe të jenë ligji në Spanjë sic ishin pak vute më parë.Faktiditor.ch