Barcelona shënon një gol dhe humb dy lojtarë-Video

Pep Guardiola u kthye në tokën e tij atje ku ka lënë gjurmë të mëdha por tashmë si kundërshtarë i Barcelonës me Cityn e tij transmeton Faktiditor.Barcelona në anën tjetër ka një epërsi kur i madhi i futbollit Messi shtriu përdhe Bravon e pafuqishëm dhe të dorëzuar.Bravo e ka patur lehtë kur Messin e kishte shok skuadre por tani rrugët janë ndarë.Në anën tjetër Barcelona humbi dy lojtarë edhe atë në pikën më të dobët-mbrojtjen.Jordi Alba dhe më vonë edhe Pique u larguan me detyrim që në pjesën e parë nga lëndimet që pritet të konfirmohen se sa do jenë serioze.Mascherano poashti ishte i detyruar të luajë mbrojtës i djathtë dhe mbetet një lojtar universal atje ku duhet në momente të mëdha dhe në ndeshje të tilla.Manchester City bëri një ndeshje të mirë sidomos ne fillim të ndeshjes dhe pati një rast të madh përmes Gundogan por Ter Stegen bëri mrekullinë.Edhe Stones pati gjithashtu mundesi shenimi.Ne anen tjeter Suarez poashtu pati nje rast te arte shenimi por Bravo ia mohoi ./Faktiditor/.

https://www.youtube.com/watch?v=hSwiOrD83IM