Barcelona shkatërron Sevillan- merr Superkupën e Spanjës-Video

144


Barcelona merr trofeun e parë dhe nis me këmbë të mbarë kampionatin e ri transmeton Faktiditor.Në fakt kjo ishte vetëm një ndeshje më shumë formale për shkak se gjërat kishin mbaruar që në sfidën e parë kundër Sevillas që humbi edhe trofeun e dytë brenda pak ditësh pas superkupës së Europës ndaj Realit.Barcelona me një super Messi dhe me lojtarë të tjerë të ardhur si përforcime këtë sezon ia doli të shkatërrojë edhe në sfidën e dytë ku protagonistë kryesorë ishte turku Arda Turan me dy gola prej të cilëve i dyti ishte magjik.Më pas Messi bën dicka të rrallë ndoshta pas shmë kohësh prej asaj finaleje të Chamions kundër Manchester United duke shënuar një gol me kokë nga një krosim briliant i Digne.Gjithashtu Umtiti bëri një ndeshje të madhe bashkë me Gomez.Sevilla humbi rastin të barazojë për shkak se Ibora  humbi një penalti dhe në fillim të ndeshjes pati disa raste të pastra.Nëse rivali i Skuadrës së Sevillas pra Betis i është gëzuar triumfit të Barcelonës, kjo e fundit nuk ka përfunduar “hesapet” me klubet nga Andaluzia.është pikërisht Betis që pas pak ditësh do të vijë në ndeshjen hapëse për t’a përjetuar ” ferrin” në Camp Nou./Faktiditor

 

https://www.youtube.com/watch?v=DAnCXQKfaeg

Moebel THEMA

https://www.youtube.com/watch?v=Z2RCCQF0yBM

https://www.youtube.com/watch?v=FrfPPyV4NGo

https://www.youtube.com/watch?v=2lLfCF_QkyA

Comments