Një ditë pas sulmit terrorist ne Barcelone, bilanci i viktimave ka shkuar ne 14. Ndërkohe, 10 nga 50 te plagosurit janë ne gjendje te rende.
Policia arrestoi një 18 vjeçar i identifikuar si Driss Oukabir, si të dyshuarin kryesor i cili kishte marrë furgonin me qira dhe ishte i pranishëm gjatë sulmit.
Por, Driss Oukabir, i vërteti, 28-vjeç është dorëzuar në stacionin e policisë, duke deklaruar se vëllai i tij, 18 vjeç, i kishte vjedhur dokumentet.
Sulmuesi i vërtetë quhet Moussa Oukabir dhe jeton në Barcelonë.
Ndërkohë mediat shkruajnë edhe për dy persona të armatosur që u arrestuan, pasi u fshehën në një restorant pranë zonës ku ndodhi sulmi.
Ende nuk ka asnjë informacion për identitetin e tyre.
Grupi Shteti Islamik mori përgjegjësinë për sulmin e së enjtes. Me anë të një njoftimi në internet, agjencia e lajmeve të ISIS shkruan se sulmi i së enjtes u krye nga ushtarë të shtetit të vetëshpallur Islamik.