Bardhi: Largova një makth, Partizani nuk ka nevojë për një qëndërsulmues

575

I kënaqur me paraqitjen e tij, Jurgen Bardhi u zgjodh nga Supersport njeriu i ndeshjes në sfidën mes Kastriotit dhe Partizanit.

Dje kishe ditëlindjen, kjo ishte dhurata më e bukur?

Besoj se po,se kjo puna e golit ishte bërë si makth për mua. Me dy gola mendoj se është dicka e mirë për mua.

Një rënie fizike të Partizani?

Normale sepse është faza e dytë, dhe ne bëjmë një lojë që bëjmë shumë presing. Edhe Kruja na vuri pak në vështirësi. Edhe fusha bëri të vetën.

Nuk jeni i gëzuar që keni shënuar sot?

Jam shumë i lodhur, dhe në fushë mezi po ecja. Nuk mund as të qesh, por jam shumë i gëzuar në vetvete.

Ardhja e një sulmuesi cilësor, e ka këtë nevojë Partizani apo mund ta plotësoni ju me shokët tuaj?

Unë nuk e di sepse nuk jam specialist. Nëse në një ekip shënojnë të gjithë është dicka e mirë. Nuk varet vetëm nga një person. Se kur shënojnë shumë është më mirë. Nëse shënon vetëm njëri dhe larg qoftë dëmtohet atëherë ekipi i bie mos të shënojë. Ndaj është më mirë të shënojnë shumë.

Fillimet e tua te Iliria e Fushë-Krujës, si u ndjeve që shënove sot?

Kam qenë më shumë amator, hapat e para i mora te Partizani. Gjithsesi është emocion që të shënon këtu kur je i rikthyer.

Comments