Bardhyl Zaimi: Dimensioni ekonomik jetik për të ardhmen e shqiptarëve të Maqedonisë

185

Image result for Bardhyl zaimi

 

Analisti politik dhe publicisti Bardhyl Zaimi e ka quajtur jetik dimensionin ekonomik për të ardhmen e shqiptarëve të Maqedonisë transmeton faktiditor.ch .Zaimi duke dhënë disa argumente për këtë cështje thelbësore ka thënë se getoizimi vite me radhë na ka shndërruar në torzo të mbijetesës socio-ekonomike.

Postimi i plotë i analistit politik Bardhyl Zaimi:

Pa mos u futur te dimensioni politik i fushatës, te diskursi politik, po e afishoj vetëm dimensionin ekonomik si jetik për të ardhmen e shqiptarëve të Maqedonisë. Gjithçka duket fragmentare, aksidentale, e paarikuluar në esencën e pranisë shqiptare në shtet. Janë vetëm do fluskula që shfaqen nëpër tubime sa për të përligjur “platformat”, sa për sy e faqe. Njëlloj ketmani social që as për së afërmi konceptualisht nuk e definon pozicionin mjeran të shqiptarëve, gjithë atë diskrepancë zhvillimi, në fakt getoizimi që vite me radhë na ka shndërruar në torzo të mbijetesës socio-ekonomike./Faktiditor.ch./

 

Comments