Bardhyl Zaimi: Politika është gjakim për të përjetësuar dinjitetin e gjithsecilit në pentagramin e ekzistencës njerëzore

303
fresco

Image result for bardhyl zaimi

Publicisti dhe analisti politik Bardhyl Zaimi duke folur për konceptin e politikës dhe çfarë në fakt e përbën thelin e saj ka thënë se Politika nuk është vetëm pushtet, vetëm fuqi transmeton Faktiditor.ch. Sipas Zaimit ky koncept ushqen brutalitet dhe mediokritet. Ushqen dëshirën primare të njeriut për të ushtruar dominim pavarësisht çmimit. “Politika është hapësirë e përbashkët me njeriun si epiqendër e vetme, me horizontin human të lirisë njerëzore. Politika nuk është lodër fatale pasurimesh individuale, por gjakim për të përjetësuar dinjitetin e gjithsecilit në pentagramin e ekzistencës njerëzore” është shprehur Zaimi /Faktiditor.ch/..

Comments