Basha: Më 18 shkurt nisim lëvizjen që do t’i japë fund kastës së korruptuar në pushtet

158

Basha: Më 18 shkurt nisim lëvizjen që do t'i japë fund kastës së korruptuar në pushtet

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka ftuar sot të rinjtë e të rejat e vendit që të përfshihen në lëvizjen që do t’i japë fund, kastës së korruptuar në vend, lëvizjen që nis me protestën e 18 shkurtit në Tiranë.

Pas një takimi me të rinjtë demokratë të njësisë nr.2 në Tiranë, Basha deklaroi se “rinia është e persekutuara kryesore e katër viteve, se këtu është lidhur një sistem antivlerash, se krimi bën përpara, bëhet deputet, kryetar bashkie, kurse rinia detyrohet të shkojë në emigracion

Ndaj, më 18 shkurt, të ngrihemi për të marrë të ardhmen në dorë për të diktuar zgjedhje të lira dhe të ndershme.

I bëj thirrje të rinjve e te rejave t’i bashkohen protestës dhe të nisim ndryshimin që Shqipëria të bëhet pjesë e ndryshimit dhe e erës së civilizuar që ka përfshirë gjithë Evropën dhe gjithë  botën.

Kasta e vjetër kërkon ta mbajë Shqipërinë kështu si është, kasta e korruptuar politike në pushtet dhe çdo pseudo-opozitë e lodhur.

Comments